Studime

Ky publikim u përgatit në kuadër të Projektit ” Identifikimi dhe Zhvillimi i Itenerareve Historiko-Kulturor bazuar në Trashëgiminë e Ali Pashë Tepelenës”

Studimi u realizua falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarjes. Strategjia është krijimi i një rrjeti bashkëpuntorësh me të gjithë subjektet që mund të administrojnë, menaxhojnë dhe provojnë trashëgiminë kulturore te Ali Pashes, si dhe të nxisim pjesëmarrjen aktive të banorëve që jetojnë në këtë territor të shtrirë dhe operatorëve ekonomikë. Gershetimi i historise, kultures, natyres bën që trashëgimia e Ali Pashë Tepelenës të jetë një pasuri unikale e cila mund të shndërrohet në faktor zhvillimi ekonomik turistik të zonës.

Studimi është fokusuar në aspektet historike të periudhës së Ali Pashë Tepelenës prej vitit 1788, ku pjesa më e madhe e Jugut të Shqipërisë u vu nën sundimin e tij, i cili synonte krijimin e një shteti të centralizuar, të pavarur nga Porta e Lartë. Ali Pashë Tepelena zotëroi një trevë të gjerë, e cila përfshinte gjithë Shqipërinë e Jugut, duke nisur nga kufiri natyral i saj, lumi i Shkumbinit dhe që shtrihej deri në fund të gadishullit të Peloponezit(More),duke përfshirë kështu edhe një pjesë të madhe të Greqisë kontinentale.

Krahas identifikimit të trashëgimisë historike kulturore të Ali Pashë Tepelenës, strudimi ndërton tre itinerarë kryesorë të Ali Pashë Tepelenës shoqëruar këto me hartat përkatëse. Analiza e territorit, pikave të forta dhe dobësive, ofertës dhe kërkesës turistike si dhe vlerësimi i potencialit turistik do të materializohet në ndërtimin e një produkti turistik specific. Gjithashtu, në terma të komunikimit, rezulton shumë i rëndësishëm krijimi i një brand-i për korridoret e identifikuara i cili do të shoqërojë të gjithë planin e komunikimit dhe të promovimit. Bërja publike dhe promovimi i kesaj trashegimie, konceptimi i nje produkti turistik kulturor ndërkufitar, shkëmbimi i informacionit midis aktorëve, rijetëzimi i objekteve të Ali Pashës duhet të jenë objektivat kryesorë për t’i kthyer këto asete në vende të vizitueshme nga turistët e huaj, duke nxitur zhvillimin territorial dhe gjenerimin e vlerave ekonomike.

Hartimi i këtij dokumenti për promovimin e kësaj trashëgimie do t’i shërbejë përgatitjes së kandidaturës për ta bërë pjesë të itinerarëve kulturore të Këshillit të Evropës.

Andi Tepelena
Drejtor Ekzekutiv Art Kontakt

Shkarkoni Studimin