Objekte inxhinierike

Fortesa trekëndore në platformën lundruese

Përballë me banesën e gjuestisë së Ali Pahë Tepelenës, e vendosur në një vend të izoluar të ulët e moçalor dhe që laget nga ujërat e kanalit të Vivarit, ndodhet një kështjellë me bazë trekëndore. Ana e kësaj fortese përballë kanalit(drejtimi veri-veriperëndim; lindje-juglindje), është 50m e gjtë. Ana tokësore është 53 m e gjatë, ndërsa ana perëndimore është 40 m e gjatë. Fazat e fundit të ndërtimit kanë qenë pas vitit 1798, vit në të cilin Butrinti bie nën zotërimin e Ali Pashë Tepelenës.
Rezidenca e Ali Pashës në Butrint
Në këndin më .jugor të qytetit të lashtë me mure, ku mund të ketë qenë platforma lundruese kryesore në mesjetë, Ali Pasha ndërtoi një banesë të madhe në formë kulle, e cila shërbente si rezidencë e tij në Butrint. Ndërtesa është ruajtur si një skelet bosh.

Ujësjellësa

Ujësjellësi i Gjirokstrës

Krahas punimeve të fortifikimeve ushtarake, Ali pasha Tepelena , ndërtoi dhe vepra inxhinierike si ujësjellësa (foto nga Edëard Lear, 1848) që mund të konsideroheshin si si pjesë e kompleksit të fortifikimeve. Në të njëjtën kohë për rikonstruktimin e këshjellës, Ali Pasha urdhëroi ndërtmin e një ujësjellësi në kështjellë. Ujësjellësi e çonte ujin mbi truallin e ulët, në drejtim të kullës së madhe perëndimore. Kanali ka qenë një nga punimet më madhështore të llojit të vet në Ballkan që krahasohej me kanalin e Kavalës së Ibrahim pashës. Ai ka qenë dy kate i lartë dhe të dyja katet mbaronin me harqe të fuqishme. Në vitet 1930 qëndronin në këmbë vetëm disa shtylla dhe harqe, kurse në vitin 1967 kishte vetëm disa themele shtyllash. Sot vazhdojnë të ketë disa themele shtyllash. Gravurat e shekullit të XIX nga Edëard Lear japin një ide të këtij punimi, siç ishte në kulmin e tij.

Ujësjellësi i Bënçës

Në anën e djathtë të ujësjellësit është i vendosur mbi një urë me hark me dy këmba ku poshtë tij rrjedh lumi i Bënçës që vjen nga kationet e thella të Lekdushi e Progonatit. Ujërat, ujësjellësi i merte nga zona e kodrës .Këmbët e tij fillojnë me një lartësi më të vogël se të tjerat të tjerat vijnë duke u rritur për të arritur kuotën .Ka rreth 20 këmbë që mbajnë bazamentin e tij. 4 këmbët fundit të tij që përfundojnë në anën e djathtë të lumit janë me harqe dhe të vendosur përmbi një urë tjetër e cila përbëhet nga një hark i madh dhe tre të vegjël në anët e saj. Si një vepër inxhinjerike ,ky ujësjellës mund të quhet i përsosur për kohën e ndërtimit të tij. Ujësjellësi është ndërtuar nga Ali Pasha në kohën sundimit të tij.

Kulla e galerisë së marrjes së ujit në Berat

Rreth vitit 1812 u rindërtua kulla e galerisë së marjes së ujit në lum nga Ali Pashë Tepelena. Karakteri i kësaj kulle ishte për të penguar armikun të afrohej murreve të kalasë dhe të kishte në mbrojtje galerinë e ujit. Zakonisht ndërtoheshin jashtë mureve të kalasë dhe në terrene të aksidentuar ose të mbrojtura mirë. Prandaj dhe këto quheshin kullat e përparuara.

Rrjeti rrugor

Ali Pasha Tepelena i përkiste klasës së ajanëve myslimanë, pushteti i të cilëve bazohej në mbrothësinë e tyre si pronarë tokash apo tregtie dhe marrëdhëniet e veta me qeverinë qendrore.Në vitet e qeverisjes së tij ishte shumë evidente dhe ngritja e shtresës së tregtarëve të krishterë. Ky realitet i ri u pasqyrua dhe në një nga shtyllat e politikës së tij të brendshme, e cila ishte mbështetja e tregtisë me vepra zhvillimi. Tregtia me Evropën siguronte shpërblime të barabarta për tregtarin e krishterë dhe ajanin mysliman. Ky i fundit furnizonte produktet bujqësore dhe mbronte tregtarin. Të dy grupet donin një sistem të lirë e të hapur tregtie brenda perandorisë dhe i kundërviheshin kontrollit dhe rregullave të qeverisë. Katherine Elizabeth Fleming shkruan: Sapo morri titullin “pasha i Janinës” nisi një projekt ambicioz veprash publike, duke ndërtuar rrugë, lokale, duke permirësuar rrugët e komunikacionit dhe inkurajuar tregëtinë.Broughton shkruan: Ka ndertuar ura mbi lumenj, diga në këneta, ka hapur shumë rrugë, zbukurar fshatrat dhe qytetet me ndërtesa të reja. Në territoret e sotme shqiptare kalonin dy rrugët kryesore tregtare, të cilat mirëmbaheshin dhe përgjatë tyre u ndërtuan ura , hane dhe çezma. Rruga e parë quhet rruga e luginës së Osumit. Kjo ishte një rrugë e rëndësishme që lidhte linjën Vlorë-Berat-Korçë. Rruga Vlorë-Berat kalonte sipas këtij iterenari: Vlorë-Babicë-kalonte Shushicën-Picar-Armen, në Murtajas hidhte Vjosën-Selishtë-Hekal-Ballsh-Aranitas-kalonte Gjanicën-Qafa e Sinjës-Sinjë-Bolinjan-Velabisht-Ura e Osumit-Berat. Rrruga më e rëndësishme Berat-Korçë kalonte nga lindja, djathtas Osumit. Nga Berati rruga kalonte në Vodicë e më tej në veriperëndim të Tomorrit, në Qafën e Dardhës. Pastaj duke zbritur në Trovë, Ostin, Romos arrinte lumin e Tomorricës në Dobranj. Nga lumi rruga ngjitej te Guri i Prerë, kufiri i Korçës me Beratin. Pas Gurit të Prerë rruga e Korçës zbret nëpër Dushar , Protopapë, Voskopojë dhe në Korçë.

Rruga e luginës së Vjosës

Rruga e luginës së Vjosës ishte një nga rrugët më të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut. Ajo lidhte skelën e Vlorës me një varg krahinash në thellësi si me Mallakastrën, Tepelenën, me luginën e Drinosit(degëzim nga Tepelena), me Përmetin e me Greqinë tek tri urat. Nga Përmeti rruga e luginës së Vjosës lidhej me rrugën e Kolonjës, që çonte në Korçë e prej këndej në Maqedoni e Greqi. Rruga e luginës së Vjosës kalon majtas lumit nëpër këto pika: Vlorë-Kishbardhë-kalonte Shushicën tek Ura e Penkovës-Peshkopi-Gorisht-Sefaj-Hani i Sevasterit-Hani i Shkozës-Gryka e Ylenecit-Dorëz-Sinanaj-Martalloz-Fusha e Salarisë-Dukaj-Turan-Veliqot-Tepelenë. Nga Tepelena një degë ndiqte luginën e Drinosit nëpër Hundëkuq-Kaziun-Valare-ura e Lunxhërisë-Gjirokastër. Rruga e Vjosës nën kalanë e Tepelenës mbi një urë guri mesjetare mbi themelet antike kalonte Vjosën dhe djathtas saj në Grykën e Mezhgoranit në Këlcyrë. Edhe pas Këlcyrës, gjithmonë djathtas Vjosës, rruga mbi një guri të madhe futej në Përmet.

Ura

Ura në Tepelenë

Ura mbi lumin Vjosë, poshtë kështjellës së Tepelenës. Mendohet se kjo urë është ndërtuar nga Petro Korçari, kryearkitekti i Ali pashë Tepelenës. Megjithatë, ende nuk dihet përfundimisht ndërtuesi i saj. Për të ka dëshmi të shumta në harkun kohor 1805- 1812 nga Leake, Hobhause, Dr Holland. Sot egziston vetëm këmba e urës mbi lumin Vjosa.

Ura e Limarit

Kjo është një urë mbi lumin e Zagorisë në fshatin Limar-Përmet. Ka pas lidhur luginën e Drinosit e të Vjosës(Dropull-Tepelenë) nëpërmjet Grykës së Mezhgoranit me Limar-Malëshovën dhe krahinën e Zagorisë. Ura është e fundit shek. XVIII-fillimi Shek.XIX.

Ura e Hoshtevës

Ura e Hoshtevës është ndërtuar mbi lumin e Zagorisë në fshatin Hoshtevë-Zagori, Gjirokastër. Në rrugën e karvaneve Gjirokastër-Erind-Çajup-Hoshtevë-Gjurinë Mushkë-Buhal-Përmet.

Ura e Kaçarellos.

Kjo urë ngrihet mbi lumin e Kaçarellos në Hllomo Pogon-Gjirokastër. Urë e fundit të shekullit XVIII-fillimi i shekullit të XIX, e Ali Pashë Tepelenës, që lidh Hllomon me Sopikun.

Ura e Nivanit

Urë mbi lumin e Zagorisë në fshatin Nivan-Zagori, Gjirokastër. Kjo urë ishte pjesë e rrugës Çajup-Topovë-Lliar-Nivan-Përmet. Urë e shek. XVIII.

Përgatiti: Dorian Koçi