Trashëgimia kulturore e Ali Pashë Tepelenës në Shqipëri

Prej vitit 1788, pjesa më e madhe e Jugut të Shqipërisë u vu nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, zot i Janinës, i cili synonte krijimin e një shteti të centralizuar, të pavarur nga Porta. Pashallëku i Delvinës zinte një vend qëndror në këto synime të Ali Pashë Tepelenës, i cili e njihte shumë mirë rëndësinë ekonomike e strategjike të asaj krahine. Gjatë viteve 1759-1762, një kushëri i Aliut, Islam Beu, dhe babai i tij, Veli Beu, kishin qenë pashallarë me dy tuje të Pashallëkut të Delvinës, ku përfshiheshin edhe shumë territore. Vetë Aliu kishte patur lidhje me këto territore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Kryeruajtës i rrugëve të Rumelisë. Në fakt, një pjesë e madhe e rrugëve tregtare që lidhnin kontinentin me Korfuzin dhe Ishujt Jonianë kalonin mes për mes këtyre territoreve .

Ali Pashë Tepelena zotëroi një trevë të gjerë, e cila përfshinte gjithë Shqipërinë e Jugut, duke nisur nga kufiri natyral i saj, lumi i Shkumbinit dhe që shtrihej fjer në fund të gadishullit të Peloponezit(More), duke përfshirë kshtu edhe një pjesë të madhe të reqisë kontinentale. Në shtetin e vezirit shqiptar përfshiheshin qytete si Elbasani, Ohri, Korça, Bearati, Gjirokastra, Delvina, Përmeti, konica, Kosturi, Filati, Janina, Paramithia,Arta, Trikala, Larisa, Lamia, Argosi, Tripolica etj. Ai kishte porte Durrsin, Vlorën, Butrintin, prevezën, Pargën, Volosin, Patrën, Nauplian, etj, si këta ose më të vegjël se këta. Pashallëku i Janinës, përfshinte fusha si Myzeqeja në Shqipëri apo Thesali në Greqi. Vendi ishte i pasur në burime ekonomike dhe jo keq i shrytëzuar për kohën në Ballkan e në Turqi. Gjithë kjo trevë kishte një ekonomi të lulëzuar për kohën dhe Ali pashë Tepelena inkurajoi veçanrisht tregtinë, artizanatin, fillimet e industrisë, prodhimin e drithërave, të pambukut, orizin, duhanit etj.

Gjatë kohës kur krahinat e ndryshme të jugut të Shqipërisë hynë brenda kufijve administrativë të Pashallëkut të Janinës, edhe aty si në gjithë zotërimet e tij u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike, të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative.

[Foto nga Edëard Lear 1849]
Sipas Pouqueville, me porosi të Ali Pashë Tepelenës, arqitekti shqiptar Petro Korçari, ndërtoi në Epir më shumë kala se ç’rrënoi qytete në kohë të tij konsulli romak Paul Emili.2

Trashëgimia kulturore e Pashallëkut të Ali Pashës është e larmishme dhe në gjithë Shqipërinë e jugut u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike. Ato ndahen në vepra të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative. Të gjitha këto vepra të mëdha arkitekturore u realizuan nga kryearkitekti i Ali Pashë Tepelenës, Petro Korçari, por edhe një pjesë e arkitektëve dhe inxhinierëve qenë të huaj, që i kishin zënë robër më 1798 dhe që u morën fill pastaj me fortifikimin Prevezës, apo si koloneli francez Vodonkur, që u mor me të njëjtin fortifikim dhe me atë të kështjellave të Janinës më 1806-1807, apo alzasiani i myslimanizuar, Ibrahim Manzuri që i shërbeu Aliut në vitet 1816-1819 dhe që ishte në krye të ndërtimeve të vezirit. Ali Pasha kishte sjellë nga Viena, rreth vitit 1812, një specialist të çmuar, Frejvaldin, që ishte kryearkitekt civil i Moravisë dhe që i shërbeu atij për pak vjet, bashkë me një stukator, ky i fundit për zbukurimet në punime allçiri të pallateve. Por në të njëjtën kohë ai ka shfrytëzuar edhe punën e mjeshtave popullorë vendas, shqiptarë ku binte në sy mjeshtrit e Oparit dhe të Lunxhërisë, të krahinave të Korçës, Përmetit , Gjirokastrës e Janinës por edhe të ndonjë krahine të veriut të Shqipërisë, ku ndihej ndikimi dhe influenca e tij si krahina e Dibrës.Po kështu sipas Pouqeuville, në ndërtimet e tij ai ka përdorur dhe punën e mjeshtrave grekë dhe vllehë si ishte rasti i mjeshtërve të Mecovës.

Brenda territorit të sotëm të Shqipërisë gjenden sot këto kështjella, kryesisht në lokalizuara në qendra urbane që kanë qenë të rëndësishme në kohën e Ali Pashë Tepelenës, e që kanë mbetur ende edhe sot qendra të rëndësishme urbane. Kështjella kryesore që është ndërtuar e e re nga Ali pasha është është kështjella në Tepelenë, në vendlindjen e tij. Kështjella e Tepelenës përfshin një hapësirë trapezoidale prej 395 m maksimumi gjatësi dhe midis 110 dhe 185 m në gjerësi. Në Kështjellë bëhet e mundur hyrja me anë të tri portave , dy të vogla me murat e gjata lindore dhe perëndimore dhe një forme më të bukur në murin e shkurtër jugor. Kjo e fundit është quajtur Porta e Vezirit”. Fillimi i rrugës drejt kësaj porte të çon drejtë për së drejtë në kryeqytetin e Pashallëkut, në Janinë. Në kamaren që rrethon këtë portë kanë mbetur të ruajtura dy mbishkrime osmane. Aa përmendin emrin e Ali pashës dhe datën e ndërtimit të kështjellës. Në një kamare të ngjashme në portën perëndimore dhe atë lindore, janë ende të dukshme gropat ku ndodheshin dikur mbishkrime të tjera. Fortesa e Tepelenës është e fundit nga vargu i gjatë i atyre të ndërtuar nga Ali Pasha. Ajo është ndërtuar në vitet e fundit të sundimit të tij, rreth vitit 1820, dhe mbeti e papërfunduar.

Përgatiti: Dorian Koçi