Aktivitete

Në konferencën finale, në fokus ishte prezantimi i studimit nga ekspertët e angazhuar në projektin studimor. Theksi u vu në rritjen e bashkëpunimit me të gjithë subjektet që kanë të drejtë të administrojnë dhe menaxhojnë trashëgiminë kulturore te Ali Pashes, hartimin e formave të qeverisjes të rrjetit, si dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Qëllimi është krijimi një organizmi në gjendje të kordinojë, madje të shumëfishojë interesat publikë dhe ato privatë. Eshtë dëshmuar që në menaxhimin e trashëgimisë kulturore partneriteti publik-privat ka një strukturim të vështirë që vjen pikërisht nga natyra specifike e trashegimise kulturore. Një organizëm kordinimi dhe promovimi me natyrë publike si për shembull një forum, konsorcium ose tjetër, përveç që garanton një drejtim publik dhe te pranuar nga aktorët shterore dhe qytetarët, mund të operojë në mënyrë efikase si ndaj tregut, por mbi të gjitha, të sigurojë fonde publike (kryesisht europianë) në mbështetje të zhvillimit territorial.

 

Rekomandime u dhanë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarjes që të rehabitojë aksesin (permiresim i rrugëve/shtigjeve, sinjalistika, stola, kosha, ndriçim etj) pranë këtyre objekteve.

Një ide që u dha ishte dhe realiziumi i një program zhvillimor që përcakton në mënyrë të detajuar pikërisht dimensionin territorial dhe kulturor, duke filluar nga zbatimi i një projekt pilot të parë, të fokalizuar tek kalaja e Ali Pashë Tepelenës në qytetin e Tepelenës.